FIFA thotë fjalën e fundit: Ja për cilën kombëtare do luajë Liridon Krasniqi

Liridon Krasniqi e ka marrë më në fund dritën jeshile për të përfaqësuar Kombëtaren e Malajzisë. Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa ka luajtur edhe 3 takime miqësore me dardanët. Megjithatë dëshira e mesfushorit shqiptar ishte që të luante për Malajzinë dhe tashmë edhe FIFA i ka dhënë autorizimin për ta bërë një gjë të tillë.

(Liridon Krasniqi kur grumbullohej me përfaqësuesen e Kosovës)

Krasniqi luan në kampionatin malajzez që prej 5 vitesh. Ky ishte edhe një kriter që duhej të përmbushej në mënyrë që të përfitonte shtetësinë e Malajzisë, të cilën arriti ta merte këtë muaj. Ndërkohë nëse trajneri i Kombëtares aziatike i dërgon ftesën, atëherë Liridon Krasniqi do të mund të luajë me ta në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. (Sport Ekspres)

Leave a Reply