E bujshme, Armando Broja grumbullohet me ekipin e parë të Çelzit!

Duket e pabesueshme, por është e vërtet. Sulmuesit e Shqipërisë janë duke përjetuar një moment fantastik në Europë. Pas Rey Manaj, i cili po thirret vazhdimisht nga ekipi i parë i Barcelonës, një tjetër sukses i madh vjen nga Anglia, aty ku Frenk Lampard ka vendosur ta grumbullojë me ekipin e parë sulmuesin e talentuar shqiptarë, Armando Broja.

Pavarësisht se Broja është vetëm 18-vjeç, trajneri i Çelzit, Lampard, vazhdon të tregojë besimin e tij të madh te akademia, por njëkohësisht edhe i vendosur në presionin e mediave angleze.

Këto të fundit kishin nisur të shkruanin prej kohësh se Broja e meritonte një shans në ekipin e parë. Por më herët luante dhe ishte makineri golash vetëm te U-18, ndërsa sapo tregoi vlerat edhe te U-23, ku la gjurmë në ndeshjen e fundit kundër Arsenalit, thirrja e Lampard nuk vonoi.

Armando Broja është stërvitur dje me futbollistët e ekipit të parë, që po përgatitet për ndeshjen derbi kundër Totenhamit, ndërsa kjo është edhe një tjetër ëndërr e realizuar nga ana e futbollistit shqiptarë, i cili ditë më parë arriti që të nënshkruaj edhe kontratë profesionale me skuadrën nga “Stemford Brixh”.

Leave a Reply