Muhamed Thaçi refuzon ofertën për ta drejtuar përfaqësuesen U18 të Gjeorgjisë (VIDEO)

Pas aventurës pesëvjeçare dhe të suksesshme si ndihmës trajner në Izrael, Muhamed Thaçi nga Shkupi tashmë disa muaj është krye-trajner i ekipit të parë të Dinamo Tbilisit të cilët me sukses i drejton në elitën e basketbollit të Gjeorgjisë.

Puna e mirë e shkupjanit bëri që më 29 janar t’i jepej nderi të drejtonte ekipin e lojtarëve të huaj në ndeshjen All Star të Gjeorgjisë, ndërsa në një intervistë eksluzive të dhënë për televizionin Shenja, ai ka zbuluar edhe një ofertë të mirë, por që e ka refuzuar.

“Dua ta shpalos një lajm ekskluziv. Federata e Basketbollit të Gjeorgjisë ma ka ofruar përfaqësuesen U18, duke e ditur që 8 lojtarë të cilët luajnë për mua do të luajnë edhe për atë përfaqësuese. Por unë nuk e kam pranuar, pasi që kam plane të ndryshme për këtë verë, të cilat do jenë befasi për të gjithë shqiptarët”, ka thënë mes tjerash Muhamed Thaçi.

Oferta për të drejtuar moshat e vendit padyshim se paraqet mirënjohje për punën që po bën Thaçi, por duke parë refuzimin e tij dhe paralajmërimin e diçkaje më serioze, mbetet të presim hapin e rradhës në karrierën e Thaçit.

Intervistën e plotë me Muhamed Thaçin mund ta ndiqni në videon më poshtë:

🎤Intervista e plotë me Muhamed Thaçin nga Tbilisi i Gjeorgjisë🎥👇

Публикувахте от Sportmania в Петък, 21 февруари 2020 г.

Leave a Reply