Vardari triumfon edhe në Veles ndaj Borecit (VIDEO)

Vardari vazhdon me ritmin e fitoreve, teksa sot “kuqezinjtë” në ndeshjen e parë të javës së 20-të mundën Borecin në transfertë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm kampionët e vjeshtës e realizuan gjatë pjesës së parë, edhe atë në minutën e 33-të me anë të golashënuesit më të mirë të kampionatit, Daniel Avramovski.

Ky i fundit përfitoi nga një top i devijuar nga ana e njërit prej mbrojtësve të Borecit, i cili shpëtoi fillimisht rrjetën pas goditjes së Matej Cvetanoskit, por jo edhe nga goditja e Avramovskit, i cili në këtë mënyrë arriti të shënojë edhe golin e 11-të sezonal.

Me këtë fitore Vardari sërish arrinë në kuotën e 11 pikëve dallim ndaj Shkëndijës së vendit të dytë, që nesër do të ketë një transfertë të vështirë në Kratovë, ndaj skuadrës së tretë në tabelë, Sileksit.

Foto: gol.mk

Leave a Reply