Sileksi shumë larg elitës europiane, Karabagu e përcjellë me 4 gola (VIDEO)

Sileksi është shumë larg elitës europian, ndërsa kjo u vërejt sonte në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku, aty ku skuadra e trajnerit Goran Simov pësoi disfatë 4:0 nga skuadra e njohur azere e Karabag, njofton “infOSport.mk”.

Nga dy gola në secilën pjesë i mjaftuan skuadrës së Karabagut, që në fund të shënojë një fitore të madhe përballë Sileksit, skuadër kjo që rastet e saja më të mira i pati në minutat 63 dhe 64 me anë të Ivanovskit dhe Tanturovskit.

Sileksi pranon gol vetëm pas 11 minutuave lojë

Sileksi pranon gol vetëm pas 11 minutuave lojëELIMINATORET E LIGËS SË KAMPIONËVERaundi i parëKARABAGU – SILEKSI 1:0(J. Romero 11')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 18 август 2020 г.

Ndryshe fitoren e Karabagut e paralajmëroi spanjolli Haime Romero me golin e realizuar në minutën e 11-të.

Deri në golin e dytë, Karabagu duheshe të pres minutën e 40-të, kur pas harkimit të Urosh Matiç, Guerrier përfitoi në shtyllën e dytë dhe shënoi në rrjetën e zbrazët, kjo pasi futbollistët e Sileksit kërkonin ndërhyrje të palejuar ndaj portierit të tyre, Daniel Bozhinovski.

Goli i dyte i Karabag ndaj Sileksit

Goli i dyte i Karabag ndaj Sileksit KARABAGU – SILEKSI 2:0 (W. Guerrier 40')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 18 август 2020 г.

Megjithatë të njëjtin mendim nuk ndanin edhe arbitrët ukrainas, që treguan në mesin e fushës, ndërsa të kota ishin reagimet e futbollistëve nga Kratova.

Karabagu realizon edhe golin e tretë ndaj Sileksit

Karabagu realizon edhe golin e tretë ndaj SileksitKARABAGU – SILEKSI 3:0(W. Guerrier 51')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 18 август 2020 г.

Në pjesën e dytë sulmuesi nga Haiti, Guerrier në minutën e 51-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Bozhinovskit, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Karabagu 4, Sileksi 0, e vendosi Mahir Emreli në minutën e 80-të.

Mbyllet ndeshja e raundit te pare te Liges se Kampioneve

Mbyllet ndeshja e raundit te pare te Liges se Kampioneve KARABAGU – SILEKSI 4:0(M. Emreli 80')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 18 август 2020 г.

Karabagu në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin nga përballja, Sherif Tiraspol – Fola Esh.

Leave a Reply