Futsal Shkupi mëson kundërshtarin për ndeshjet e “Main Round”

Futsal Shkupi ka mësuar emrin e kundërshtarit për ndeshjet e “Main Round” në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e vendit tonë për kundërshtarë në raundin e 1/32 së finales do të ketë skuadrën ukrainase të MFC Kherson, skuadër kjo që në raundin parakualilfikues kishte regjistruar fitoren më të thellë, duke mundur ekipin e Irlandës së Veriut, Rosario me rezultatin 28:1.

Këtë ndeshje Futsal Shkupi do ta zhvillojë në transfertë nga data 12 deri me 17 janar të vitit 2021.

Kujtojmë në raundin parakualifikues skuadra e Futsal Shkupit kishte eliminuar kampionët e Irlandës, Blu Mexhik FC Dublin, duke mundur në Shkup me shifrat 3:0. Tashmë “bardhekaltërit” nga Çairi përballë kanë një kundërshtarë shumë më të fuqishëm, mirëpo eksperienca e tyre tashmë në garat europiane mund të ndikojë pozitivisht. Është kjo hera e tretë që Futsal Shkupi prezanton  vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë kampionja e Kosovës, FC Prishtina, që në raundin parakualifikues eliminoi Tiranën, në ndeshjet e “Main Round” do të luaj kundër gjigandëve të Barcelonës.

Leave a Reply