Kush do ta fitojë skudeton në Itali? Trajnerët nuk kanë asnjë dilemë

Pas nëntë titujve rradhazi në Serie A, Juventus këtë vit me Andrea Pirlon synon titullin e dhjetë rradhazi.

Sipas anketës së realizuar nga “ItalSportPress”, në të cilën kanë marrë pjesë 16 trajnerë të Serie A, titulli nuk do t’i takojë Juventusit.

11-trajnerë të Serie A besojnë se titullin këtë vit do ta fitojë Interi.

Nga një votë e kanë marrë Milani dhe Juventusi, ndërsa Ranieri, Mihajloviç dhe Prandelli nuk e kanë zbuluar publikisht se kush është favoriti sipas tyre.

Për Milanin ka votuar trajneri i Krotones, Xhiovani Stropa. Për “Zonjën e Vjetër” ka votuar trajneri i Specias, Vinçenzo Italiano, ndërkohë për Interin kanë votuar Juriç, Goti, Gatuso, vëllezërit Inzaghi, Gasperini, Di Françesko, De Zerbi, Pioli dhe Xhiampaolo.

Se a do ta fitojë Konte titullin me Interin mbetet ta shohim vitin e ardhshëm, kuptohet nëse gjithçka do të jetë në rregull me pandeminë “Covid 19”.

Leave a Reply