Shkëndija buzëqesh që në start, pranvera “kuqezi” tashmë ka nisur (VIDEO)

Shkëndija e ka nisur me këmbë të mbarë gjysmëstinorin pranveror, pasi dalin me fitore dhe tre pikë nga dueli me Sileksin në Kratovë (1:2), duke arritur edhe fitoren e 12-të sezonale, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse Shkëndija kishte dominim që nga fillimi i ndeshjes, ishte Sileksi që shënoi golin e parë në këtë takim me autorë Ivan Ivanovski, i cili nga krahu i djathtë shënoi një super gol për epërsi 1:0 të vendasve.

Kjo bëri që futbollistët e Shkëndijës të marrin gjërat më seriozisht. Alimi solli një të djathtë që shkoi mbi traverzë, e majta e Dorievit nuk shqetësoi Bozhinovskin me këtë të fundit që shfaqet me dy super pritje pas tentimeve të Ibraimit dhe Alimit.

Mirëpo ai nuk mund pafundësisht të rezistonte presionin dhe si pasojë pa veten të mundur në minutën e 42-të kur Alimi harkon ashpër nga këndi, ndërsa kapiteni i tij, Drashkoviq shënon në rrjetë të gabuar për barazim të rezultatit në 1:1.

Njëherit ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën regjistruam vetëm një gol, edhe atë nga ana e mysafirëve.

Super harkim i Alimit nga gjuajtja e lirë në minutën e 57-të, ndërsa mrekullisht Doriev me kokë çon topin në cepin e pambrojtur të portës vendase, për avantazh 2:1 në favor të Shkëndijës.

Sileksi pas këtij goli tentoi përgjigjen, por hasi në një Shkëndijë mirë të organizuar që përveç se nuk lejoi të rezikohet porta e Zahovit, mund të gjente golin e tretë përmes kërcnimeve të Ditës dhe Alimit.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe e vetmja që vlen të ceket është debutimi i prurjeve të janarit Kamer Qaka, Rubin Hebaj dhe Ëanderson Da Silva, të cilët në lojë u inkuadruan vetëm gjatë pjesës së dytë.

Me këtë fitore Shkëndija vazhdon të ruaj distancën prej 6 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, FC Shkupit, që kishte mundur Borecin në Veles me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply