Klisman Cake shënon gol në stilin “alla Ibrahimoviç” (VIDEO)

Klisman Cake vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Struga Trim Lum, skuadër kjo që në këto momente po e zhvillon ndeshjen e javës së 25-të kundër Bellasicës, njofton “infOSport.mk”.

Pas 35 minutave lojë, Struga Trim Lum avanson me shifrat 2:0.

Pas një aksioni të gjatë, Aleksandar Ristevski në minutën e 18-të kaloi në epërsi ekipin vendas, duke shfrytëzuar një devijim të portierit mysafir, ndërsa golin e dytë Struga Trim Lum e gjeti në minutën e 27-të, kur Cake shënoi një super gol me thembër.

Flamur Tairi ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa mbrojtësi Cake në stilin “alla Ibrahimoviç” me majen takes arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin Vuliç.

Leave a Reply