Super lajm, rikthehen tifozët në Premierligën angleze

Ndeshja finale e “Carabao Cup” mes Mançester Sitit dhe Totenhamit do luhet me tifozë. Sfida e 25 prillit do zhvillohet në Uembli stadium, ndërsa kanë qenë “Spërsat” e Murinjos që kanë konfirmuar se dueli do zhvillohet me 8 mijë tifozë, që kanë kaluar testin për Coronavirus.

Dukshëm me numër të reduktuar, në Angli janë duke kthyer tifozët në stadium.

Tanimë në ishull kanë ecur shumë me vaksinimin kundër Covid-19, çka bën që autoritetet mjekësore dhe ato të futbollit të marrin një nismë kaq të rëndësishme. Më herët presidenti Boris Xhonson ka njoftuar se fundi i sezonit do i shohë stadiumet me tifozë, ndërsa ka kërkuar që edhe Euro 2022 të  zhvillohet me praninë e publikut.

Leave a Reply