Berisha: Të fitojmë Renovën dhe të luftojmë deri në fund për titullin kampion me Shkëndijën

Shkupi sot përballet me Renovën në kryeqytet në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dy skuadrat shqiptare këtë sezone kanë objektiva të kundërta, pasi Shkupi ka pretendime titulli dhe ndodhet në pozitën e dytë, ndërsa Renova këtë sezon ka surprizuar në të keq, pasi ndodhet e parafundit në renditjen tabelare dhe kërkon që të shmanget nga rënia prej elitës.

Para kësaj ndeshje nga tabori i skuadrës nga Çairi ka folur, sulmuesi i krahut, Jakup Berisha.

“Shpresoj të vazhdojmë me serinë e fitoreve që të mbetemi në garë për titullit edhe më tutje. E kemi parasysh që ekipi i Renovës gjendet në pozitë jo të mirë në renditje dhe do të mundohen të japin maksimumin, por ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe na interesojnë vetëm tri pikët. E kemi parasysh që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por me angazhimin maksimal dhe zbatimin e detyrave që do të na jep stafi teknik, besoj qe fitorja do të jetë e jona”, ka thënë Berisha.

Ndeshja Shkupi – Renova do të luhet të dielën në stadiumin pranë FFM-së, duke nisur nga ora 15:00.

Leave a Reply