Flamur Tairi flet para ndeshjes me Bellasicën

Flamur Tairi ka folur për ndeshjen e sotme kundër Bellasicës, në të cilën ekipi i tij Struga Trim Lum shihet si favorit absolut. Një gjë të tillë pranon edhe vetë Tairi, i cili thotë se në fazën e dytë të kampionatit çdo ndeshje pritet të jetë e vështirë dhe se për të marrë pikët e plota do të duhet të jepet mjaft mund.

“Vijmë pas një pauze dy javore, na pret një ndeshje e lehtë në letër, por nuk do të jetë edhe aq e lehtë se tani faza e dytë e kampionatit është bërë shumë e vështirë dhe pikët janë mjaft të domosdoshme për çdo ekip, sidomos për neve. Kemi pasur një ecuri jo të mirë këto ndeshjet e fundit dhe shpresojmë këtë ndeshje ta vlerësojmë ashtu siç duhet, siç i ka hije një ndeshje dhe të marrim tre pikët që na mungojnë që disa javë” – është shprehur Flamur Tairi për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja Struga Trim Lum – Bellasica starton në ora 15:00.

 

Leave a Reply