Java e 25-të vazhdon edhe sot, në program edhe derbi shqiptarë FC Shkupi-Renova

Vazhdojnë edhe sot ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor, aty ku gjithë vëmendjen tërheq derbi ndeshja midis ekipeve shqiptare, FC Shkupit dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në kompleksin sportiv pranë Federatës së Futbollit, me FC Shkupin që kërkon pikët e plota për të vazhduar luftën me Shkëndijën për vendin e parë dhe me Renovën që kërkon pikët e mbijetesës.

Një ndeshje tjetër mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në Tetovë midis Shkëndijës dhe Sileksit, ndërkohë Struga Trim Lum ka mundësinë e mirë për të kapur një seri pozitive, pasi si vendas do të mirëpret Bellasicën.

Në Manastir do të zhvillohet derbi i përjetshëm midis Pelisterit dhe Vardarit, ndërkohë në stadiumin më të madh në vendin tonë, arenën “Todor Proeski”, Rabotniçki do të mirëpret Borecin.

Kujtojmë dje në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Akademia Pandev mundi Makedonija GJ.P në Shkup me shifrat 2:1.

LPFMV – Java 25

SHKËNDIJA 15:00h SILEKSI
FC SHKUPI 15:00h RENOVA
STRUGA TRIM LUM 15:00h BELLASICA
PELISTERI 15:00h VARDARI
RABOTNIÇKI 15:00h BORECI
MAKEDONIJA GJP 1:2 AK.PANDEV

Leave a Reply