Struga Trim Lum shkruan historinë, do luaj në Europë

Struga Trim Lum ka shkruar historinë, teksa në ndeshjen vendimtare mundi Sileksin në Kratovë, njofton “infOSport.mk”.  Një gol i ka mjaftuar skuadrës strugane për këtë fitore historike, që për herë të parë do ju sigurojë atyre pjesëmarrjen në garat europiane, edhe atë vetëm pas edicionit të dytë që po zhvillojnë në mesin e më të mirëve.

Kujtojmë bëhet fjalë për një skuadër që është themeluar vetëm 6 vite më parë, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm, falë kjo edhe sponzorit kryesor , TRIM LUM”, që nga fillimi i ka qëndruar pranë kësaj skuadre, që dha frytet shumë shpejtë.

Ndryshe rolin e heroit në takimin e sotëm kundër Sileksit e luajti, Andylhadi Jahja me golin e realizuar në minutën e 67-të. Kjo fitore e ekipit strugan përfiton edhe më shumë në peshë, kjo pasi Struga Trim Lum nga minuta e 28-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) të sulmuesit Marjan Altiparmakovski.

Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum siguroi vendin e tretë në renditjen tabelare. Pas 33 xhirove ekipi i Zaharievskit ka grumbulluar 57 pikë, duke lënë pas vetes konkurrentin kryesor për pozitën e tretë, Makedonija GJ.P.

Kështu Struga Trim Lum iu bashkohet dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, skuadra këto që do të na prezantojnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjegjësisht në Liga Europa, duke plotësuar piedestalin shqiptarë. (infOSport.mk)

Leave a Reply