Sejdini: Akoma besojmë, kjo është fytyra e vërtetë e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte mori fitore të thellë 5:0 në Jerevan kundër Armenisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022.

Për triumfin e thellë ka shkruar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.

“Futboll i guximshëm, luftarak dhe sulmues, pa marrë parasysh se ku dhe kundër kujt! Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj gjenerate të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll. Akoma besojmë”, ka shkruar Sejdini.

Leave a Reply