Super gjest nga Jasin Lama, trofeun e boksierit më të mirë në vend i’a dhuroi Ëmbëlës nga Gostivari

Sot Federata e Boksit shpalli më të mirët për vitin që lamë pas, ndërsa me plotë të drejtë boksieri më i mirë i vitit u shpall Jasin Lama, njofton “infOSport.mk”. Boksieri më i mirë tek të rinjtë u shpall Ardijan Azemi, ndërsa Petre Nedellkovski u zgjodh si referi më i mirë.

Jasin Lama, pasi morri trofeun, të njëjtin i’a dedikoi Emblës, vajzës me Sindromin Doën, e cila refuzohej të mësonte bashkë me moshatarët e saj.

Një gjë të tillë, Lama e kishte bërë të ditur përmes profilit të tij në facebook, ku mes tjerash kishte shkruar:

“KËTË TROFE JA DEDIKOJ ËMBLËS, TË DUAM SHUM ASHTU SIQ JE E ËMBËL ❤️

Per çdo vit e me teper ky çmim ka vlere me te madhe per mua.Dua ti falenderoj te gjithe qe me kane perkrahur familjen , trajneret dhe posaqerisht Kryetarin e Klubit Faton Salihu.

Keto çmime me motivojne qe te vazhdoj edhe me tutje me suksese 🤲

Zoti ju ruajt , Ju dhasht gjithve suksese qe punojne drejt endrrave te tyre..”

 

Leave a Reply