Angelçe Timovski vazhdon kontratën me FC Shkupin

Vjen edhe rinovimi i parë në rradhët e FC Shkupit,  skuadër kjo që edicionin që lamë pas e mbylli si nënkampion, menjëherë pas Struga Trim Lum. Kontratën me skuadrën nga Çairi gjatë ditës së sotme e vazhdoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Angelçe Timovski, raporton “infOSport.mk”.

Këtij të fundit kontrata i përfundonte në fund të muajit qershor, mirëpo pasi palët kishin shprehur pëlqim për vazhdimin e bashkëpunimit, Timovski, nuk ishte menduar shumë, duke pranuar rinovimin edhe për një vit tjetër.

“FC Shkupi është një super skuadër, ndaj edhe pranova të vazhdojë bashkëpunimin. Do ti mbroj me nder ngjyrat e kësaj skuadre dhe do të luftojë për një vend në formacionin e parë. Jam i kënaqur me kushtet e ofruara, ndaj dhe shumë shpejtë gjetëm gjuhën e përbashkët” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Angelçe Timovski, i cili FC Shkupit iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Shkëndijës.

Timovski me fanellën “bardhekaltër” edicionin që lamë pas në Ligën e Parë, regjistroi 14 paraqitje, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 3 ndeshje europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply