Spanjollja “Marca” ironizon me çmimin “The Best” të fituar nga Messi

Mbrëmë (e hënë) në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA.

Çmimi përfundimisht u rrëmbye nga Lionel Messi përpara yllit të Manchester City, Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kylian Mbappe.

Megjithatë, fitimi i çmimit nga sulmuesi argjentinas ka lënë shije të hidhur dhe ka befasuar jo pak njerëz dhe institucione.

Një ndër to është edhe gazeta prestigjioze Marca, e cila ka vendosur të ironizojë me faktin e fitimit të çmimit nga Messi.

“Ne jemi nga e ardhmja dhe kemi lajme për të dhënë… Më i miri, Messi”, – ka shkruar Marca në postimin e saj.

Përveç postimi, gazeta spanjolle ia ka bashkangjitur një fotografi montazh të Messit të plakur, duke fituar çmimin “The Best” në vitin 2066.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply