Ylli shkupjan i Kombëtares shqiptare prezanton të dashurën e tij!

Viti 2023 do të mbetet i paharruar për shkupjanin, Jasir Asani. Ai përpos që realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, ai gjeti edhe fatin e dashurisë, pasi ka gjetur njeriun e zemrës.

Për lidhjen e tij është përfolur prej kohësh, mirëpo shkupjani deri më tani ka mundur ti ruajë identitetin njeriut të zemrës, ku ka publikuar vetëm foto me shpinë. Por si duket Jasirit i ka dalë turpi dhe më në fund ka dalë zbuluar me të dashurën e tij.

Ai ka postuar pas mesnate në “Instagram” foton me të dashurën në shkallët e stadiumit duke ndjekur një ndeshje futbolli. Jasiri është treguar shumë romantik, duke e shoqëruar foton me emoj zemrash.

Kujtojmë, pikërisht disa nga golat e Jasir Asanit bënë që Kombëtarja shqiptare të sigurojë një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Gjermani.

Leave a Reply