FFM: Klubet që kanë borxhe, nuk do të marrin pjesë në gara!

Bordi Drejtues i FFM-së në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi disa pika nga rendi i ditës, përfshirë këtu edhe propozimin për përcaktimin e tarifave të regjistrimit për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Parë dhe të Dytë të Futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2027/2028.

Bordi Drejtues i FFM-së vendosi që klubet nga Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë që nuk do t’i shlyejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në gara, ndërsa klubet nga Liga e Dytë e Futbollit të Maqedonisë me detyrime të papaguara nuk do të mund të marrin pjesë në shortin për numrat e garës për sezonin e ri.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka ofruar disa mundësi për klubet në të kaluarën, duke u lejuar atyre të zgjidhin detyrimet e tyre në faza, bazuar në marrëveshje të ndërsjella.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm klubesh nuk i kanë respektuar detyrimet e ndërmarra dhe orarin e rënë dakord të pagesave, prandaj Bordi Drejtues vlerësoi se është i nevojshëm respektimi i vazhdueshëm i disiplinës financiare dhe trajtimi i barabartë për të gjitha klubet që marrin pjesë në garat e FFM-së.

Leave a Reply