Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, i ka dhënë fund aventurës së tij me Lecce-n në Itali, duke u transferuar te skuadra e Çorum FK, që edicionin e ri do të luaj në Superligën e Turqisë.
Pas tre sezonesh me fanellën e klubit italian, Ramadani largohet pasi u shqua për luftën, përkushtimin dhe vazhdimësinë në mesfushë.
I transferuar në Itali në verën e vitit 2023, ai e mbyll periudhën te Lecce me një bilanc prej 104 paraqitjesh, 3 golash dhe 1 asisti. Sipas marrëveshjes së arritur mes klubeve, Çorum FK do t’i paguajë Lecce-s 1 milion euro për kartonin e futbollistit shqiptar.
Vendimtare për realizimin e këtij transferimi ishte dëshira e vetë Ramadanit për të nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij.
Ndërkohë, mesfushori shqiptarë nga Ferizaji, pritet të përfitojë rreth 2 milionë euro nga kontrata e re me klubin turk.
Me këtë lëvizje, Ramadani hap një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa Çorum FK siguron shërbimet e një mesfushori me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian.
