Shkupi barazoi pa gola ndaj Makedonija Gj.P (VIDEO)

Shkupi ka barazuar pa gola në derbin lokal shkupjan ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje thuajse të barabartë, Shkupi në fund ia doli që nga Gjorçe Petrovi të largohet me një pikë, që do i shërbejë skuadrës “bardhekaltër” në luftën për mbijetesë.

Falë këtij barazimi, Shkupi arriti në kuotën e 29 pikëve, 6 më shumë se skuadra e 8-të në tabelën e klasifikimit, Pobeda, ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrovi mbetet në pozitën e fundit, tashmë me vetëm një pikë më pak se Bregallnica e para fundit në tabelë, që sot pësoi disfatë në Shkup nga Rabotniçki.

“Shvercerat” edhe sot ishin futbollisti i 12-të i Shkupit, duke përkrahur skuadrën e tyre të zemrës për gjatë 90-të minutave, madje edhe në ato momente kur shiu vërshoi stadiumin e Gjorçe Petrovit.

 

Leave a Reply