Alili: Respekte për Juven, le të fitojë më i miri

Juventus Serava – Futsal Shkupi është derbi ndeshja e javës së dytë në elitën e fusalit vendor. Dy rivalët lokal do të takohen gjatë ditës së nesërme në palestrën “Enver Idrizi” në Çair, në ndeshjen e tyre të parë të sezonit të ri, në të cilën ndeshje Futsal Shkupi kërkon fitore dhe vazhdimin e rrugëtimit të gjatë drejt titullit kampion.

“Ndeshjet me Juventus Seravën çdo herë kanë zgjuar interesim të madh në mesin e çairasve, shpresoj ashtu të jetë edhe nesër mbrëma. Neve jemi mësuar të luajmë në atmosfera të tilla, ashtu që edhe nesër shpresoj në një përkrahje të madhe të tifozëve tanë, të cilët do na shpiejnë drejt fitores së rradhës” – u shpreh një ndër lojtarët më të mirë në elitën e futsalit vendor, Ylber Alili.

Ndeshja midis Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit starton në ora 18:00, ndërsa do të drejtohet nga dyshja e arbitrave, Dejan Dimitrijeviç dhe Toni Stojanovski.

Leave a Reply