Reali apo Barcelona, cili është klubi spanjoll më i preferuar në Botë?

Real Madridi dhe Barcelona pa dyshim se janë dy nga klubet më të preferuara në Botë, ndërsa një gjë të tillë ka vërtetuar edhe një sondazh i bërë nga “StubHub”, sipas të cilëv klubi madrilen është klubi më i preferuar nga tifozët e futbollit në Botë. Skuadra “madrilene” ka një diferencë prej 12,5% ndaj Barcelonës ndjekëse.

Bazuar te rezultatet e këtij sondazhi 44% e spanjollëve dhe 44.5% e tifozëve jashtë Spanjës deklarojnë se janë tifozë të Real Madridit.

Në këtë sondazh gjithashtu janë përfshirë edhe emrat e futbollistëve më të preferuar, dhe sërish edhe ai vjen nga rradhët e Realit të Madridit. Ffjala është për Kristiano Ronaldon, i cili është më i preferuari në mesin e tifozëve jashtë Spanjës, teksa brenda kufijve të shtetit iberik, është Lionel Messi futbollisti më i pëlqyer.

Pas kësaj dyshe renditet spanjolli, Andres Iniesta, një figurë shumë e dashur nga tifozët spanjoll, por edhe të huaj. Ndryshe rezultatet e këtij sondazhi  janë bazuar nga mendimet e njerëzve në SHBA, Spanjë, Gjermani, Itali, Japoni, Francë, Brazil, Meksikë, Argjentinë dhe Angli.

Leave a Reply