Rusët e Orenburg mundën Sileksin  

Sileksi ka pësuar disfatë në ndeshjen e saj të parë në Antalia të Turqisë, duke u mundur nga rusët e Orenburg me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”. ishte kjo një ndeshje, në të cilën Sileksi të tre golat i pranoi ka fundi i dy pjesëve. Fillimisht Popoviç dy minuta para fundit të pjesës së parë ndëshkoi futbollistët nga Kratova, që më pas dy golat tjerë rusët ti realizojnë në 10 minutëshin e fundit të takimit, më saktësisht në minutën e 81-të me anë të Mamtov dhe minutën e 86-të me anë të Efremov.

Trajneri Tasevski në këtë ndeshje provoi të gjithë futbollistët që ka marrë me vete për në Turqi, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk” nga Antalia e Turqisë, tha se duke pasur parasysh se është vetëm ndeshja e parë, muk priste ndonjë mrrekulli, por se skuadra e tij do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

“Sot përballë Orenburg luajtën të gjitha futbollistët, andaj edhe i kemi marrë me vete. Ende jemi të rëndë në këtë fazë. Ndeshje e parë dhe normal që nuk prisja të jetë diçka ideale. Fillojmë që të luajmë dhe të aplikojmë lojën përmes vijave. Rastin e tyre do e keë të gjithë futbollistët, të cilët do të duhet të luftojnë për 11-shen e parë. Nga ndeshja në ndeshje pres që të jetë më mirë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” trajneri i Sileksit, Zhikica Tasevski.

Edhe kundërshtari i rradhës i Sileksit është nga Rusia, ndërsa bëhet fjalë për ekipin e Luç Energija, që gjithashtu garon në Ligën e Parë ruse. Për dallim nga Orenburg që lufton për një vend në Superligën e Rusisë, Luç Energija sezonin aktual po lufton për mbijetesë.

Leave a Reply