Useini: Synojme Kupën, nuk na tremb asnjë ekip këtë sezon

Futbollisti shqiptarë nga Maqedonia, Muhamet Useini analizon Flamurtarin nga Partizani te Partizani. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori dha komentin edhe fitoren në kupë ndaj të njëjtit kundërshtar, ndërsa hapur, deklaron se ky trofe është synimi kryesor i Flamurtarit. “Jemi të kënaqur që fituam edhe ndeshjen e parë çerekfinale në Vlorë. Kupa është gjë tjetër. Tani mbetet që të japim maksimumin edhe në kryeqytet”.

Gjithçka është e hapur, por ne e synojmë Kupën e Shqipërisë”, tha mesfushori. Duke u ndalur më gjerë tek objektivat, ai rrëfen se vetë klubi ka vendosur si prioritet respektimin e fanellës, gjë, që dukshëm shmang edhe presionin nga Flamurtari. “Nuk kemi pasur presion për objektivat.

“Duhet vetëm që të respektojmë fanellën dhe të japim maksimumin, gjë që po e bëjmë. Ka edhe shumë ndeshje të tjera. Asgjë nuk kemi bërë ende, ka shumë punë. Duhet të jemi kokulur dhe të shikojmë javët në vazhdim”, u shpreh 29- vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me Shkëndijën, Renovën dhe Rabotniçkin.

Muhamet Useini ndalet edhe te ndeshja e së dielës, që luhet në Kukës. Sipas tij, do të jetë një duel i vështirë, ku do të kërkohet fitorja. Lojtari thotë se nuk ka skuadër që e ndal Flamurtarin këtë sezon. “Të gjithë kundërshtarët kërkojnë impenjim. Këtu në Shqipëri ka skuadra të forta dhe luhet më fortë. Në Kukës nuk kam shkuar akoma, por do ta provoj të dielën. Përballemi me një ekip të fortë dhe kërkon shumë impenjim. E lehtë nuk do të jetë, pasi luajmë kundër kampionëve aktual. Ata kishin shumë probleme në pjesën e parë, por në të dytën janë rritur me rezultat dhe me lojë. Do të shkojmë në Kukës për fitore, pasi këtë vit nuk ka ekip që të na tremb”, përfundon Useini.

Leave a Reply