Renova sërish barazon, kësaj rradhe me Sileksin (VIDEO)

Renova ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.  Skuadra nga Xhepçishti në teren vendas regjistroi edhe një barazim pa gola, kësaj rradhe ndaj skuadrës së Sileksit, që në fund ia doli të marrë atë për të cilën kishte ardhur në Tetovë.

Rikujtojmë Renova kishte barazuar pa gola edhe në ndeshjen e së mërkurës në transfertën kundër Rabotniçkit.

Edhe pse të besuarit e trajnerit Vllatko Kostov e dëshironin më shumë fitoren, në fund nuk i’a arritën qëllimit për të mposhtur portierin mysafir, Mitroviç.

Me këtë barazim Renova tashmë numëron 20 pikë dhe ndodhet në pozitën e 7-të, teksa Sileksi edhe pas kësaj jave do të mbetet i sigurtë në pozitën e tretë me 32 pikë.

Renova – Sileksi 0:0 (17.02.2018)

MBYLLET NDESHJA NË TETOVË, RENOVA DHE SILEKSI BËJNË PAQE

Публикувахте от infosport.mk в 17 февруари 2018 г.

Leave a Reply