Xhejms Adeni pranë Shkëndijës

Sulmuesi nigerian i Skënderbeut, Xhejms Adeni, për shërbimet e të cilit po interesohet edhe FC Shkupi, është shumë pranë transferimit te Shkëndija. Nigeriani është një ndër futbollistët më të spikatur te skuadra korçare, ndërsa “aminin” për angazhimin e tij e ka dhënë edhe vetë trajneri Qatip Osmani, i cili madje kishte ndjekur për së afërmi paraqitjen e sulmuesit të Skënderbeut në ndeshjen finale të Kupës kundër Laçit të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Megjithatë rreth transferimit të tij një rol të rëndësishëm luan edhe vendimi i

CAS-it, i cili nëse do të ishte kundër Skënderbeut, atëherë do të hapte dyert e Xhejms që të vie te Shkëndija, në të kundërtën ky transferim do të mund edhe të dështonte.

Pas vazhdimit të kontratës me Armend Alimin, mesfushori Sabien Lilaj tashmë nuk shihet si opsion për mesfushën e Shkëndijës, që deri më tani ka bërë vetëm dy përforcime zyrtare, atë të Remzifaik Selmanit nga Ujpeshti hungarez dhe Konstantin Çeshmexhiev nga Akademia Pandev.

Leave a Reply