“Marca” vjen me lajmin e fundit rreth transferimit të Ronaldos te Juve

“Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra e Juventusit. Kristiano Ronaldo në Juventus, filloi si një sugjerim dhe ëndërr por që mund të bëhet realitet.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka sjellë lajmet e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Real Madridit te skuadra kampione nga Serie A.

“Marca” shkruan se diskutimet kanë hyrë në fazën e fundit për largimin e Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” dhe kalimin e tij te Juventusi.

Drejtuesit e Juventusit janë në pritje të lajmeve nga menaxheri Zhorzhe Mendesh për të zyrtarizuar ofertën tek Real Madridi dhe kalimin e Ronaldos në Torino.

Leave a Reply