Bonuçi gati për të sakrifikuar edhe rrogën për tu rikthyer te Juve

Leonardo Bonuçi është i gatshëm të pranojë edhe zbritje të konsiderueshme të rrogës për tu rikthyer te Juventusi.

Reprezentuesi italian dëshiron fuqishëm rikthimin në Torino, aty ku do të bashkohet me shokët e vjetër të skuadrës. Ai madje është i gatshëm për gjithçka vetëm që të largohet nga Milani dhe rikthehet te skuadra kampione nga Serie A.

Bonucci ka njoftuar Juventusin se është i gatshëm të kthehet edhe me një rrogë prej 6 milionë euro në sezon për dallim nga 7.5 sa përfiton aktualisht te Milani.

Leave a Reply