Ronaldo rikthehet në vendin e “krimit” pas plotë  144 ditësh

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ishte autor i një goli fantastik që do të mbetet në mendjet e tifozëve të Juventusit në Ligën e Kampionëve, rrjetë e cila asokohe hidhëroi bardhezinjtë, por i bëri të shpërthejnë në një lumë ovacionesh që e dhanë efektin këtë verë.

Ai episod e afroi më shumë fituesin e “Topit të Artë” me kampionët e Italisë, duke ndezur dhe shkëndijën për transferimin e shekullit.

Tani Ronaldo, saktësisht 144 ditë më vonë do të rikthehet në vendin e “krimit”. Mijëra tifozë të Juventus po presin me ankth golin e parë të luzitanit me fanellën e re. Nëse kjo nuk erdhi ndaj Kievos në transfertë, do të ishte ideale nëse do regjistrohej përballë publikut të shtëpisë në ndeshjen e xhiros së dytë në “Serie A” përballë Lacios.

Kristiano Ronaldo e di që ndaj romanëve nuk do të jetë një shëtitje, por tifozët kanë përgatitur një koreografi të bukur që të stimulojnë lojtarin e tyre kryesor në debutimin në shtëpi, transmeton tch.

144 ditë më parë Ronaldo shënonte në portën e Juves me fanellën e realit duke merituar ovacionet e vendasve. Tani do të synojë t’i meritojë sërish me fanellën e duhur në vendin e duhur.

Leave a Reply