Messi përmirëson rekordin personal, ripërsërit një të arritur të Raul

Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka nisur në mënyrë shumë të fuqishme paraqitjen e tij në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Argjentinasi realizoi “hat-trik” në ndeshjen e parë kundër PSV Ajndhovenit, ndaj së cilës skuadër Barcelona shënoi fitore 4:0 në “Kamp Nou”.

Leo në këtë mënyrë bëhet vetëm futbollisti i dytë që regjistrohet në 14 edicione rradhazi të Ligës së Kampionëve. Ai ripërsëriti të arriturat e legjendës së Realit të Madridit, Raul Gonzales.

Messi është futbollisti i vetëm i cili ka 8 “tripleta” të shënuar në kuadër të Ligës së prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.

Kundër PSV-së, Messi hapi rezultatin me një super gol të shënuar në minutën e 31-të nga gjuajtja e lirë, ndërsa gjatë pjesës së dytë realizoi edhe dy të tjerë duke rrumbullaksuar “hat-trikun” e parë në sezonin e ri.

Barcelona dhe PSV Ajndhoveni mes tyre në kupat europiane kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje, ndërsa në vetëm një prej tyre “filipsat” kanë dalë fitues. Për herë të fundit këto dy skuadra para takimit të së martës ishin takuar gjatë vitit 1997.

Leave a Reply