Tre transferimet që pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme

Higuain te Çelzi, Morata te Atletiko Madridi dhe Piatek te Milani. Janë këto tre emrat e futbollistëve që gjatë ditës së sotme pritet të ndryshojnë mjedis, me shpresë se në skuadrat e tyre të reja do të gjinden edhe më mirë dhe se do jenë ndër ata individ që do të luajnë një rol të rëndësishëm.

Lajmin për këto lëvizje e ka dhënë gazetari i njohur italian, Nicolo Schira.

Morata pas një sezoni e gjysmë te Çelzi pritet që të rikthehet në Madrid, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Atletiko Madridit, rivalit të madh të ish skuadrës së tij Real Madrid. Sulmuesi spanjoll te skuadra e Diego Simeones pritet të zëvëndësoj të lënduarin Diego Kosta, ndërsa si zëvendësues i Moratas te Çelzi shihet argjentinasi Gonzalo Higuain. Ky i fundit te skuadra nga ‘Stemford Birxh’  do të kalojë në formë huazimi, kurse Piatek do të transferohet te Milani për të zënë vendin e Gonzalo Higuain.

Leave a Reply