Përmbysje spektakolare e Dortmundit ndaj Interit (VIDEO)

Borusia Dortmundi me një përmbysje spektakolare ka arritur që të mund Interin dhe të jetë më afër Barcelonës në garën për dy pozitat e para në grupin “”F” të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë doli të jetë perfekte për Interin, që falë golave të shënuar nga Lautaro Martinez (5’) dhe Matias Vesino (40’) avansoi me shifrat 2:0, mirëpo në pjesën e dytë në fushë sikurse lindi një skuadër e re e Borusia Dortmundit, që e udhëhequr nga 21-vjeçari Ashfraf Hakimi, arriti që të përmbys gjithçka dhe në fund të arrijë një ndër fitoret më të mëdha të këtij edicioni në ligën më prestigjioze europiane.

Hakimi realizoi dy gola, fillimisht në minutën e 51-të, kur barazoi shifrat në 1:1, ndërsa gjithashtu realizoi edhe golin e nokautit në minutën e 77-të. Një gol tjetër për Borusia Dortmundin në këtë ndeshje realizoi Hulian Brandt në minutën e 64-të, kur përfitoi nga gabimi i Kandrevas.

Falë kësaj fitore Borusia Dortmundi pas 4 xhirove në grupin “F”, numëron 7 pikë, një më pak se Barcelona kryesuese, që sonte në “Kamp Nou” barazoi pa gola me Slavia Pragën.

Interi pas kësaj disfate renditet në pozitën e 3-të me 4 pikë.

Leave a Reply