Bomberi Muriqi i shënon edhe Beshiktashit (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon serinë e golave me fanellën e Fenerbahçes, duke i shënuar edhe rivalit të madh nga Stambolli, Beshiktashit, njofton “infOSport.mk”.

Bomberi kosovar shënoi golin e fundit në fitoren 3:1 të Fenerbaçes në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të, pas së cilës tashmë skuadra nga “Shukru Saraçogllu” ndodhet para “Shqiponjave të zeza”.

Muriqi golin e tij të 10-të sezonal e realizoi në minutën e 58-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Islas dhe nga afërsia arriti që të mposhtë portierin Karius.

Ndryshe epërsinë e parë në këtë takim, Fenerbahçe e arriti në minutën e 23-të, kur gjermani Krushe ishte i saktë nga penaltia, derisa në minutën e 32-të Tufan dyfishoi epërsinë e vendasve në 2:0.

Golin e vetëm në këtë takim futbollistët e Beshiktashit e gjetën në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, kur Hatçinson përfitoi nga një harkim në zonën kundërshtare.

Leave a Reply