Futsal Shkupi kthehet me fitore nga Kavadari

Futsal Shkupi ka shënuar fitore 5:4 në transfertën ndaj Crna Rekës në Kavadar, njofton “infOSport.mk”. Vendasit u treguan një kundërshtarë i vështirë për “bardhekaltërit” nga Çairi, të cilët në fund arritën qëllimin, duke marrë fitoren e 12-të nga gjithsej 13 ndeshje kampionale.

Erkan Seferi vazhdoi me formën e tij të mirë, duke shënuar edhe 2 gola të tjerë, ndërsa nga një gol në këtë përballje realizuan Ismet Ceka, Rexhep Sulejmani dhe Aleksandar Gligorov.

Kjo fitore vjen në një moment shumë të mirë për të përzgjedhurit e trajnerit Zoran Lekiq, të cilët javën që vjen në palestrën “Enver Idrizi” do të mirëpresin rivalin e drejtëpërdrejtë për titull, KMF Proekt Ciko.

Leave a Reply