Skenari për pezullimin e sezonit në “Serie A”, Juve mund të mbetet pa titull!

Një hipotezë e bujshme është duke qarkulluar në Itali, në një kohë kur qeveria, Lega Seria A dhe FIGC po punojnë për rifillimin e sezonit, në tavolinë ekziston edhe opsioni i fundit, të pezullohet gjithçka, pavarësisht pasojave.

“La Gazetta dello Sport”, sjell këtë skenar dhe se si mund të veprohet.

Nëse kampionati mbyllet këtu, atëherë në Europë do të shkojnë 6 ekipet e para të renditura në tabelën e klasifikimit. 4 të parat në Ligën e Kampionëve, teksa vendi i 5-të dhe i 6-të në Liga Europa.

Kësisoj, Juventusi, Lacio, Interi dhe Atalanta do përfaqësonin Italinë në Ligën e Kampionëve, teksa Roma dhe Napoli do luanin në Liga Europa.

Mbetet vetëm të përcaktohet ekipi i 7-të, skuadra e tretë që do të shkojë në Liga Europa, pasi Verona ka një ndeshje më pak se Milani.

Në këtë variant, këtë sezon nuk do të akordohet titulli kampion, Juventus nuk do të mund të shijoj një titull në tavolinë pavarësisht se është kryesues.

Nuk do të ketë rënie nga kategoria, ndërsa sezoni 2020-2021 parashikohet të zhvillohet me 22 ekipe.

Grupit aktual pritet t’i bashkohen dy ekipet e para në “Serie B”, Benevento dhe Krotone.

E gjitha kjo një hipoteze, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar për fatet e sezonit.

Leave a Reply