Klaus Gjasula vjen me një rekord në Bundesligë!

Klaus Gjasula edhe zyrtarisht eshtë një rekordmen në kampionatin gjerman të futbollit, që në sezonin e tij debutues në elitë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur një rekord që në fakt nuk është edhe aq i lakmuar, pasi bëhet fjalë për një rekord negativ, atë të futbollistit më të ndëshkuar.

Në ndeshjen e sotme që Paderborni i tij e zhvilloi kundër Lajpcigut si mysafir, Gjasula u ndëshkua me të verdhë në minutën e 22-të për një nga dyluftimet e tij të zakonshme, duke regjistruar kartonin e tij të 16-të në 26 ndeshje të luajtura nga mesfushori shqiptar.

Ndryshe Paderborni i tij edhe përkundër barazimit të sotëm ndaj Lajpcigut në transfertë, mbetet në pozitën e fundit me 20 pikë të tubuara, ashtu që shumë vështirë do ta ketë kjo skuadër mbijetesën këtë edicion në Bundesligë.

Leave a Reply