UEFA konfirmon orarin e ri të ndeshjes, Tre Penne-Gjilani

UEFA shumë shpejtë ka marrë vendimin e ri lidhur me zhvilllimin e takimit të anuluar midis Tre Penne dhe Gjilanit, i vlefshëm për paraeliminatoret e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Takimi që duheshe të zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00, u anulua orë më parë, për shkak se futbollisti i Gjilanit, Shend Kelmendi, rezutoi pozitiv me “Covid 19”, ndërsa tashmë është marrë vendimi që kjo ndeshje të zhvillohet nesër me fillim në ora 18:00.

Ndryshe, Gjilani u bë skuadra e tretë kosovare që iu anulua ndeshja për shkak rasteve me Covid 19, pas Dritës dhe Prishtinës, me këta të fundit që do të luajnë ndeshjen kundër Lincoln me skuadër të kombinuar me futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Leave a Reply