Liga e Kampionëve rikthehet me 8 përballje, në fushë zbresin edhe kampionët e Bajernit

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e fazës së dytë në grupe, ndërsa gjithçka do të nis me kampionët në fuqi, Bajern Munih, skuadër kjo që do të jetë mysafir i Lokomotivës së Moskës, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjlë starton në ora 18:55, ndërsa në të njëjtën kohë në fushë do të zbret edhe Interi i Antonio Kontes, që do të luaj në transfertën në Ukrainë kundër Shakhatrit të Donjetskut, që javën e shkuar edhe përkundër  mungesave të shumta në skuadër, bëri senzacion duke mundur Realin në Madrid.

Këta të fundit pas asaj disfate shokuese, do të kërkojnë këndelljen në udhëtim te Borusia Menhengladbah, skuadër kjo që në ndeshjen e parë kishte nxjerrë një barazim 2:2 në “Xhuzepe Meaca” kundër Interit.

Në mbrëmje, prej orës 21:00, spikat edhe ndeshja Atalanta-Ajaks për mënyrën se si luajnë këto skuadra, ndërkohë që Atletiko Madridi është i ‘dënuar’ për ta fituar ndeshjen me Salzburgun.

Liverpull duhet të bëjë detyrat e shtëpisë kundër danezëve të Midtjylland, teksa skuadra tjetër angleze, Mançester Siti luan në transfertë kundër Olimpik Marsjeë. Një tjetër takim i programuar për sonte, është edhe ai midis Portos dhe Olimpijakosit, me portugezët që shihen si favoritë për të triumfuar.

Më poshtë mund të shihni të gjitha ndeshjet e programuara të zhvillohen sonte në LK.

Leave a Reply