Me Meçkarovskin FC Shkupi nuk fiton këtë edicion

Të dielën në Tetovë FC Shkupi do të jetë mysafir i Shkëndijës së Tetovës, ndeshje kjo që do të referohet nga arbitri shkupjan, Dimitar Meçkarovski, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit Shkëndijës këtë edicion nuk i ka referuar ende, ndërsa FC Shkupit i ka referuar në dy ndeshje. Në të dyja ndeshjet FC Shkupi nuk ka mundur të fitojë, duke barazuar 2:2 me Rabotniçkin në ndeshjen e fundit, ndërkohë me 27 shtator ishte mundur nga Struga Trim Lum me rezultatin 2:0.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë ndeshja e tretë e skuadrës nga Çairi me Meçkarovskin si kryesor këtë edicion.

Kujtojmë edicionin e kaluar KF Shkëndija kishte mundur 4:0 FC Shkupin në Tetovë me Meçkarovskin si bylbyli kryesor.

Leave a Reply