Sërish probleme te Reali, njëri prej mbrojtësve rezulton pozitiv me “Covid19”

Mbrojtësi i Real Madridit, Naço Fernandez është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga klubi “mbretëror” përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Naço ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Alyanocas në Kupën e Mbretit, por pastaj u hoq nga lista sepse kishte kontakt me dikë që ishte pozitiv.

Mbrojtësi nuk është i vetmi i infektuar me COVID-19 te “mbretërit”, pasi që ditë më parë pozitiv kishte rezultuar edhe trajneri, Zinedine Zidane.

Leave a Reply