Çallandes flet për dy mungesat e mëdha në mbrojtje!

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes një ditë para ndeshjes me Suedinë ka mbajtur edhe konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjerash foli edhe për dy mungesat e mëdha në mbrojtje.

Siç dihet Kosova në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të duhet të luaj pa dyshen mbrojtëse, Amir Rrahmani – Ibrahim Dresheviç. I pari kishte munguar edhe në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë dhe menjëherë ishte rikthyer në Itali, ndërkohë tashmë kundër Suedisë do të mungojë edhe Dresheviç, zëvendësuesi i Rrahmanit në atë ndeshje kundër lituanezëve të fituar 4:0 nga Kosova.

 “Në kokën time e kam të qartë se si do të zëvendësohen këta dy lojtarë, por natyrishtë që nuk do t’i them emrat në konferencë. Të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar janë të gatshëm të luajnë, por nesër do ta shohim se cilët do të zbresin në fushë. Natyrisht mungesa e Rrahmanit dhe Dresevic është shumë e madhe, por kam besim të madh tek lojtarët që kam tani në dispozicion”, tha Çallandes.

Ndeshja e nesërme kundër Suedisë për “Dardanët” do të jetë e para për ciklin eliminatorë të Botërorit “Qatar 2022”, ndërsa me 31 mars ata do të përballen me Spanjën në Seviljë.

 

Leave a Reply