FIFA mban ende pezull debutimin e tetovarit Bajrami për kombëtaren shqiptare

FIFA ende nuk e ka plotësuar dokumentacionin që mesfushori i talentuar shqiptarë me origjinë nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, Nedim Bajrami, të përfaqësojë Shqipërinë. Kështu gjasat janë të mëdha që ai të humbë edhe duelin aq shumë të pritur me Anglinë, ndeshje kjo që zhvillohet sot me fillim në ora 18:00 në stadiumin “AirAlbania” në Tiranë.

Kujtimet e rastit të Kamberit janë ende të freskëta për Edi Rejën dhe frika për një përsëritje të tij është prezente. Një mëkat që burokracitë zvarrisin ëndrrën e madhe për debutim të Nedim Bajramit, i cili ishte risia e listës së trajnerit Edi Reja për këto ndeshje të muajit mars.

Talenti shqiptar që luan me Empolin në Itali, cilësohej si një nga thesaret e Zvicrës, por në fund dëgjoi zemrën dhe la helvetët për tu veshur “kuqezi”, ngjyra që i kishte ëndërruar që nga fëmijëria.

Ai të njëjtat ka provuar tashmë, mirëpo vetëm në seancat stërvitore, duke pasur parasysh se tashmë disa ditë gjendet nën urdhrat e Edi Rejës.

Leave a Reply