Bardhi: Kundër Lihtenshtejnit e rëndësishme të shënojmë gol sa më herët

Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojë edhe ndeshjet e dytë të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Botërorë “Qatar 2022”.

Pas ndeshjes hapëse me Rumaninë si mysafirë, ku pësuam disfatë me shifrat 3:2, tani na pret ndeshja e parë si vendas kundër Lihtenshtejnit, ndaj së cilës përfaqësuese regjistrojmë edhe fitoren më të thellë në historinë e ndeshjeve zyrtare, 11:1.

“Vitale është ta marrim ndeshjen seriozisht. Kemi treguar se mund të luajmë mirë me përfaqësuese shumë të forta dhe për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ne kemi cilësi, ndërsa tani jemi edhe në Europian dhe të gjithë na shohin ndryshe. Atmosfera gjithmonë është në nivel, kur flasim sy në sy e themi se kënaqemi kur jemi bashkë në përfaqësuese. Gjithmonë është keq të luash kundër një ekipi që mbrohet. Vështirë është të luash kundër 11 lojtarëve në mbrojtje, prandaj vlerësoj se shumë e rëndësishme është të shënojmë gol herët dhe pastaj e shikojmë se si do të ecin gjërat“, – deklaroi Enis Bardhi.

Ndeshja Maqedoni-Lihtenshtejn sonte në arenën “Todor Proeski”, starton në ora 20:45.

 

Leave a Reply