Rey Manaj në super formë, shënon edhe për Barcelonën B (VIDEO)

Rey Manaj vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme. Pasi shënoi me Kombëtaren shqiptare në mesjavë ndaj San Marinos, sulmuesi nga Lushnja ka shënuar edhe për Barcelonën B.

Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Manaj lëviz bukur në zonë, teksa me një prekje, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Barcelonës B  ndaj ekipit të Alkojano në Divizionin e dytë spanjoll.

Ky është goli i 9 i Manajt këtë sezon në kampionat me fanellën e Barcelonës B, teksa tashmë shpreson që shumë shpejt të jetë pjesë e ekipit të parë të Kumanit.

Ndryshe Barcelona B shënoi fitore 2:1 përballë Alkojano.

Leave a Reply