Trajneri i Struga TL: Do kalojmë këtë krizë, ndaj Bellasicës mendojmë vetëm për fitore

Pas pauzës dy javore në kampionatin tonë vendor, nesër Struga Trim Lum do të mirëpret Bellasicën në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo një mundësi e mirë për ekipin strugan për të kaluar krizën në të cilën ndodhen, duke pasur parasysh se në 6 ndeshjet e stinorit pranveror kanë tubuar vetëm 6 pikë.

“Pauzën e shfrytëzuam për ta freskuar skuadrën para ndeshjeve që pasojnë dhe që janë në një orar të ngjeshur. Edhe pse ekipi punoi me numër më të vogël kadrovik, megjithatë ka shumë kualitet për ta kaluar krizën dhe më në fund të fillojmë të fitojmë dhe të jemi në atë pozitë dhe nivel, që këta futbollistë e merituan edhe gjatë stinorit vjeshtorë” – u shpreh trajneri Srgjan Zaharievski.

Ai foli konkretisht edhe për takimin e nesërm kundër Bellasicës, ndaj së cilës skuadër pret edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje.

“Gjithsesi se përveç fitores, çdo rezultat tjetër është një mos sukses për neve. Besoj në futbollistët e mi, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit” – ka thënë Zaharievski.

Ndeshja Struga Trim Lum – Bellasica nesër në stadiumin e qytetit të Strugës starton në ora 15:00.

Leave a Reply