Aksion si në “Play Station”, Siti shënon edhe golin e dytë, është sërish Mahrez (VIDEO)

Mançester Siti është shumë afër finales së madhe të Ligës së Kampionëve, teksa vetëm pak çaste më parë realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e Navas, duke avansuar me shifrat 2:0 përballë Paris Sen Zhermen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Golin e dytë “pasanikët” nga Mançesteri e realizuan pas një aksioni model, e ku sërish rolin e golashënuesit e luajti Rijad Mahrez, që në minutën e 63-të mjaft mirë u shërbye nga ana e Foden.

Mahrez kishte shënuar edhe golin e parë të Sitit në minutuën e 11-të, ashtu që tashmë rezultati i përgjithshëm i këtij takimi është 4:1 në favor të Sitit.

Leave a Reply