PSZh i pafuqishëm pa Mbappe, Mahrez bënë ligjin dhe kualifikon Sitin në finalen e madhe (VIDEO)

Mançester Siti sonte ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Pep Guardiolas edhe në ndeshjen e dytë arriti të mund Paris Sen Zhermenin, këtë herë me rezultatin 2:0. Llogaritur edhe fitoren 2:1 në ndeshjen e parë, “citizens” me plotë meritë dhe rezultatin e përgjitshëm u kualifikuan në finalen e madhe të këtij edicioni në Ligën më prestigjoze europiane, aty ku do të presin fituesin nga përballja Çelzi – Real Madrid.

Hero i Mançester Sitit në takimin e sotëm doli të jetë Rijad Mahrez, i cili i realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Algjeriani golin e parë të takimit e realizoi në minutën e 11-të, ndërkohë në të 63-tën pas një super aksioni dhe asiti të saktë të Foden, shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Sitit.

Te Paris Sen Zhermeni në këtë ndeshje asgjë nuk shkonte për së mbari, ndërsa në gjithë këtë ndikoi edhe mungesa e Kylian Mbappe, që mbeti në bankinë, ashtu që shoku i tij i sulmit, Nejmar, u tregua i pafuqishëm vetë, duke mos rrezikuar thuajse fare portierin Ederson.

Siti në finalen e madhe të edicionit 2020/2021, do të mirëpret fituesin nga ndeshja Çelzi-Real Madrid, që në program është nesër mbrëma. (infOSport.mk)

Leave a Reply