Struga Trim Lum në Kratovë për të shkruar historinë, Shkëndija në Tetovë feston “kuqezi”

Ditën e sotme do të luhen 6 përballjet e vlefshme për javën e fundit të sezonit 2020/2021 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Kratovë, aty ku Struga Trim Lum kërkon të shkruajë historinë.
Në rast triumfi në përballjen e sotme ndaj Sileksit, “bardhekuqtë” nga Struga do të siguronin një vend për në garat europiane, duke iu bashkuar në këtë mënyrë dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, që do na prezantojnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjegjësisht Liga Europa.

Vërtetë një super arritje kjo e skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që 3 ditë më vonë do të mësojë edhe udhëtuesin e fundit për në Europë, kur do të zhvillohet edhe finalja e Kupës midis Sileksit dhe Akademia Pandevit.

Këta të fundit shihen si favorit absolut përballë Borecit. Një fitore e djemve të trajnerit Aleksandar Vasoskit do të bënte që Akademia Pandev të sigurojë mbjetesën pa patur nevojë balotazhi, aty ku me shumë gjasa do të luajnë Sileksi dhe Renova.

Skuadra tetovare e udhëhequr nga Qatip Osmani, do të luaj kundër Rabotniçkit, ndërsa në ndeshjet tjera, Shkëndija do të festojë edhe zyrtarisht titullin, duke ngritur lartë trofeun e më të mirit para ekipit të dytë në renditje, FC Shkupit, ndërkohë Makedonija GJ.P shpreson në ndihmën e Sileksit, gjithnjë nëse i’a arrinë qëllimit që të mund Vardarin, skuadër kjo që vitin tjetër do të luaj në Ligën e Dytë, së bashku edhe me Bellasicën, që do të jetë mysafir i Pelisterit në Manastir. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 33

Sileksi 16:00h Struga Trim Lum
Shkëndija 16:00h FC Shkupi
Renova 16:00h Rabotniçki
Vardari 16:00h Makedonija GJ.P
Ak.Pandevi 16:00h Boreci
Pelisteri 16:00h Bellasica

Leave a Reply